784 ushtarë formuan portretin e Komandantit Adem Jashari
Këtë vit, si zakonisht në muajin mars shënohet përvjetori i Epopesë së UÇK-së, shkruan Raporto24.
E në nderim të 25 vjetorit, janë 784 ushtarë të FSK-së, të cilët kanë formuar portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Postimi i plotë:
Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, 784 Ushtarë të Kosovës, të rreshtuar në kazermën “ Adem Jashari” formuan portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Idea: Besfort Gashi
Realizimi: Rreshter Shtabor Vesel Raci
Sektori i Informimit Publik, Shtabi i Përgjithëshëm i FSK-së