No menu items!

20 vjeçari vdes në vendin e punës, i shpërtheu goma e kamionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një gome kamioni të cilën ishte duke e rregulluar. Viktimë ka mbetur Rafel Tafaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU