No menu items!

Jo Bedri Hamza – Arian Tahiri pritet të jetë kandidati i PDK-së për Mitrovicën

Arian Tahiri kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës – propozim i Degës

Kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se nuk do të garojë për një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në emisionin Debat Plus, Hamza konfirmoi se dega e PDK-së në Mitrovicë ka propozuar Arian Tahirin si kandidat për kryetar komune,shkruan Raporto24

“Unë nuk do të jem kandidat për kryetar, por dega ka bërë propozimin e saj – Arian Tahiri,” tha Hamza, duke shtuar se tashmë mbetet vetëm miratimi nga organet qendrore të partisë, në përputhje me procedurat statutare.

Arian Tahiri ka qenë i angazhuar në struktura të ndryshme të PDK-së dhe konsiderohet një emër i afërt me degën lokale të partisë në Mitrovicë.

Miratimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet nga Kryesia e PDK-së në ditët në vijim./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.