Liverpool i pandalshëm, fiton derbin ndaj Evertonit dhe shënon fitoren e pestë radhazi

Liverpool po vazhdon të tregojë forcën e kampionit në Premier League. “The Reds” kanë shënuar fitoren e pestë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara, pasi në “Anfield” mposhtën rivalin lokal Evertonin me rezultat 2–1.

Ryan Gravenberch i dha epërsinë skuadrës së Arne Slot me golin e shënuar në minutën e 10-të, ndërsa Hugo Ekitike në minutën e 29-të dyfishoi rezultatin.

Evertoni reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi shifrat me golin e Idrissa Gueye në minutën e 58-të, por nuk arriti të shmangë humbjen.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool kryeson Premier Leaguen me 15 pikë të plota, ndërsa Everton renditet i shtati me 7 pikë./Raporto24/

Debutimi i Alexander Isak në Premier League, futet në lojë në minutën e 68-të

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU