Prizren: Policia nis hetim për rastin e kanosjes pas një ankese lidhur me një intervistë mediatike

Një person me inicialet Sh.B. ka paraqitur ankesë në Stacionin Policor në Prizren, duke pretenduar se është ndier i kanosur pas publikimit të një interviste në media, ku ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik 2026, ndërsa pas njoftimit të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedura për veprën penale “Kanosje”.

Lidhur me rastin, personi me inicialet E.SH., ndaj të cilit është paraqitur ankesa, është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është proceduar më tej si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari E.SH. është liruar për t’u ndjekur në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se për informacione të tjera lidhur me rastin, duhet t’u drejtohet Prokurorisë kompetente./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU