Kombëtarja e Kosovës është më afër se kurrë një ëndrre të madhe — kualifikimit në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.
Pas dy fitoreve dhe një barazimi në fazën kualifikuese, “Dardanët” kanë hyrë fuqishëm në garë për një vend në Botëror,
Gazetari i sportit Arben Berisha ka publikuar një analizë me skenarët e mundshëm se si Kosova mund të sigurojë pjesëmarrjen historike në Botërorin e vitit 2026.
SKENARI I PLOTË – Kosova 🇽🇰 në prag të historisë Kualifikimi direkt: Nëse Kosova fiton ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës në nëntor, atëherë kualifikohet drejt në Botëror, me kusht që Zvicra të humbë edhe ndeshjen tjetër të nëntorit. Në rast se Zvicra i humb të dy ndeshjet e fundit, Kosova mund të sigurojë kualifikimin edhe me 4 pikë nga dy takimet e mbetura. Skenari për “play-off”: Kosova siguron vend në play-off nëse barazon me Slloveninë ose fiton një nga ndeshjet e fundit, edhe në rast se Zvicra i fiton të dyja. Kualifikimi përmes play-offit: Nëse përfundon në play-off, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje shtesë në mars 2026.
Fitorja në të dyja ndeshjet do të thotë kualifikim historik në Botëror. Rekord historik për Kosovën
Ky është edicioni më i suksesshëm kualifikues në historinë e Kombëtares.
Në kualifikimet për Botërorin 2018, Kosova kishte vetëm 1 pikë në 10 ndeshje, ndërsa për Botërorin 2022 kishte 5 pikë në 8 ndeshje.
Tash, në kualifikimet për Botërorin 2026, Kosova ka 7 pikë nga vetëm 4 ndeshje — rekord absolut që mund të thellohet edhe më shumë në dy takimet e fundit të nëntorit.
Çfarë përparimi i jashtëzakonshëm për Kosovën!
Në shumë më pak ndeshje, më shumë pikë, më shumë emocione dhe një ëndërr që tashmë duket më reale se kurrë./Raporto24/





