3-2 Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Prishtina ka shënuar fitore të vështirë në Klinë ndaj Dukagjinit të dielën, në nisje të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” e kryeqytetit, fitues në fuqi të Kupës së Kosovës, triumfuan me rezultatin 3:2.

Golat në pjesën e parë për Prishtinën i shënuan Mario Ilievski në minutën e dhjetë dhe Blend Baftiu në minutën e 26-të.

Dukagjini i trajnerit Ismet Munishi u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin. Meris Maliqi e ngushtoi rezultatin dy minuta pas pushimit, ndërsa për 2:2 realizoi Egzon Sinani, në minutën e 67-të.

Tetë minuta para fundit, Valmir Veliu ia siguroi fitoren ekipit të drejtuar nga trajneri Arsmi Thaqi.
Veliu realizoi në minutën e 82-të për rezultatin 3:2.

Prishtina ishte pjesëmarrëse në kualifikimet e kupave evropiane në këtë edicon.

Pasi u eliminua nga Sheriff Tiraspoli moldav në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, u bart në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Megjithatë, u eliminua nga Larne e Irlandës së Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pas ekzekutimit të penalltive. Humbja nga Larne u vlerësua shumë e rëndë nga njohës të futbollit në Kosovë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU