Paraguai ka shkaktuar sensacionin më të madh të Kupës së Botës 2026, duke eliminuar Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3, pasi 120 minutat e lojës përfunduan në barazim 1-1.
Kombëtarja paraguajane kaloi në epërsi në pjesën e parë falë golit të Julio Encisos, duke tronditur katër herë kampionët e botës. Gjermania reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin me Kai Havertz, duke e dërguar sfidën në vazhdime,shkruan Rapotto24
Edhe pas 30 minutave shtesë nuk pati fitues, ndërsa gjithçka u vendos nga penalltitë. Heroi i mbrëmjes ishte portieri Orlando Gill, i cili realizoi pritje vendimtare, ndërsa José Canale shënoi penalltinë e fitores për rezultatin përfundimtar 4-3.
Për Gjermaninë kjo ishte një tjetër zhgënjim i madh në skenën botërore, ndërsa për Paraguain një sukses historik që e dërgon në fazën e 1/8 së finales, ku do të përballet me fituesin e sfidës mes Francës dhe Suedisë./Raporto24/


