No menu items!

“Mos ofendo kafshët”: Komentet tmerruese të qytetarëve kundër Musliut e pro këngëtarit Rusta

Këngëtari Ardijan Rusta ka bërë një koment absolutisht të papranueshëm kundër Ganimete Musliut, deptuetes së Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Në një koment të një postimit të një qytetari, Rusta i ka ofenduar votuesit e Musliut, duke i quajtur kafshë, vetëm pse e votuan deputeten nga Drenica.

E pasi Nacionale shkroi për këto komente raciste, në postimin në Facebook të gazetës kanë ardhur komente po aq të papranueshme. Në fakt, në disa komente ka një shpërfaqje të racizmit e ofendimit ndaj zonjës Musliu, e cila dy ditë më parë e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e imituar atë, gjë e cila ngjalli buzëqeshjen e Kurtit.

Një komentues i doli në mbrojtje këngëtarit Rusta, duke i thënë me ironi që të mos i “ofendoj kafshët”, duke e krahasuar me Musliun.

“Mos ofendo kafshet zotri.” – shkroi komentuesi me emrin Enver Visoka.


Një tjetër komentues u pajtua me fjalët ofendues të Rustës.

“Shumë me vend paska thënë, se gania asnjë vlerë nuk e ka!” – shkroi komentuesi në fjalë.

Një tjetër komentues u pajtua me fjalët ofendues të Rustës.

“Shumë me vend paska thënë, se gania asnjë vlerë nuk e ka!” – shkroi komentuesi në fjalë.

Ndërsa një komentues tjetër, e ripërsëriti ofendimin e Rustës.

“Mos i fajëso votusit se kur e kan votu ater nuk ka qen kafsh por tash ja ka kalu kafshes…” – shkroi komentuesi në fjalë.

Qka paska thon keq ky per ket gjalles” – shkroi një tjetër.

Çka tha Rusta?

Siç shkroi Nacionale, një qytetar me emrin Florent Rizvanolli e bëri një koment absolutisht skandaloz në lidhje me Musliun e PDK-së.

“Mos kofsha n’lëkurë të atij rojes të cilit i ka ikë Ganja prej kopshtit zoologjik”, ka shkruar Rizvanolli në profilin e tij në “Facebook”.

Në këtë status kanë shpërthyer edhe fyerje më të rënda ndaj Musliut. Një epitet të rëndë për votuesit e deputetes Musliu e ka dhënë këngëtari Ardijan Rusta.

“Ty e kqyr ket skeq të piqkinDimes, pi paramendoj qfarë kafsh jon ata që ja kan jep kësaj votën”, ka shkruar këngëtari Rrusta në statusin e Rizvanollit.

Postimin e Rizvanollit dhe komentin e këngëtarit Rrusta e kanë dënuar shumë opinionist. Analisti Bardhyl Meta këto pretendime i ka quajtur mjerim.

“Demek, krejt çka ke thanë pėr Ganen — osht katundare, çfare t‘drejte ka kjo me folë? Mjerim.” – shkroi Meta.

Por, fyerjet e këngëtarit Rrusta kanë vazhduar edhe pas komentimit të Metës. Rrusta ka thënë se femrat si Musliu gjatë mesjetës i kanë djegur.

“Qeso “Femnash” ne mesjete i kan quajt Which, e jo katundare,e kan perfundu ne turen e druve.”, ka komentuar Rrusta.

Ndryshe, gjatë debatit mbi planin evropian, Ganimete Musliu e kishte imituar Kurtin. Debati është nxitur kur Kurti përmendi emrin e Musliut si deputete që më herët e ka votuar miratimin e Asociacionit në Kuvend.

Kur vijshe e i çojshe krahët si shqiponjë e bojshe ‘po mbani seanca natën’, ‘po tutni prej popullit’, ‘prej kujt po ikni’. Çka po bën sot Albin? Dreqi t’hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hongër. Asnjë qershi s’do me e lanë”, ka thënë Musliu.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.