No menu items!

Haxhiu: Të dyshuarit për dhunë në familje do të dërgohen në paraburgim

Në Kuvendin e Kosovës janë dërguar ndryshimet e kërkuara ligjore me rastet e veprave penale të dhunimit.

Kështu ka bërë të ditur ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka treguar se njëra prej ndryshimeve që janë adresuar obligon gjyqtarët që t’i dërgojnë në paraburgim të dyshuarit për dhunë në familje.

“Së fundmi ne kemi dërguar ndryshimet në Kuvendin e Kosovës në rastet kur shpallet një person fajtor për veprën penale të dhunimit, dhunës fizike, psikike por edhe materiale si dhe dhunën seksuale. Njëra prej ndryshimeve që kemi adresuar ka të bëjë me atë që në rastet kur raportohet që ka ndodhur një dhunë në familje, prokurori por edhe gjyqtari pastaj, detyrimisht të obligohen që rastet e tilla të dërgohen në paraburgim. Kur kemi bërë këto ndryshime i kemi bërë duke u bazuar në rrethanat në Kosovë sepse nuk do të kishim nevojë për këto ndryshime të tilla por duke parë edhe rastin e fundit të të ndjerës Magashi ku e njëjta e kishte raportuar rastin por i njëjti ishte liruar në procedurë të rregullt dhe tash shteti vetë me mosveprim e shndërron dhunuesin në vrasës.” – ka thënë Haxhiu në KTV.

Ajo tutje ka thënë se tash më duhet një vëmendje e veçantë në inspektimin dhe monitorimin e institucioneve që e kanë përgjegjësinë direkte për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave.

“Kosova ende fatkeqësisht ballafaqohet me një mentalitet patriarkal prandaj duhet bashkim forcash dhe mentaliteti patriarkal fatkeqësisht depërton pastaj edhe në institucione dhe kjo bëhet mandej më e rëndë. Duhet një vëmendje e veçantë në inspektimin dhe monitorimin e institucioneve që e kanë përgjegjësinë direkte për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave.” – ka thënë ministrja e Drejtësisë.

Haxhiu gjithashtu ka deklaruar se është rritur buxheti në 1.5 milionë euro për strehimoret për viktimat e dhunës në familje.

“Për herë të parë Qeveria po planifikon që buxheti vjetor për strehimore të jetë më i madh jo sikurse në të kaluarën. Vitet e kaluara buxheti për strehimoret ka qenë 1 milionë ndërkaq për herë të parë është 1,5 milionë. Planifikimet janë që të mbështeten shumë më shumë se që janë mbështet më pas.” – ka deklaruar Haxhiu.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.