No menu items!

Haziri: Më shumë jemi takuar me ambasadorin Hovenier sesa me Kurtin dhe Osmanin bashkë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thekson se shqetësimin e shprehur nga partnerët perëndimorë dhe në veçanti të SHBA-së e sheh si të bazuar.

Këndvështrimi i këtyre shqetësimeve, sipas tij, ka të bëjë me mungesën e konsensusit në Kosovë lidhur me propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Por, sipas tij, për mungesën e këtij konsensusi, përgjegjësia i takon më së shumti kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani, sepse, siç thotë ai, atyre u ka munguar angazhimi dhe vullneti politik për të ndërtuar konsensus sa ma të gjerë lidhur me proceset e mëdha, në veçanti për dialogun me Serbinë.

“Në po e kuptojmë rolin dhe qëndrimin amerikan dhe na është thënë. Ne më shumë kemi pasur takime me emisarin amerikan [për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar] sesa me kryeministrin dhe më shumë kemi pasur takime me ambasadorin amerikan [në Kosovë, Jeff Hovenier] sesa me kryeministrin dhe presidenten bashkë. Por, kjo është gjendja, në të cilën LDK-ja e ka rishikuar dhe e ka riformuluar [qëndrimin]. Parimisht, ne nuk kemi ndryshuar raport dhe qëndrim. Ka ndryshuar qëndrimin kryeministri”, thotë Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Haziri shton se LDK-ja e mbështetë procesin e dialogut, por sipas tij, kryeministri e ka dëmtuar procesin për shkak se më nuk po bisedohet për njohje të ndërsjellë me Serbinë. Ai thekson se kryeministri Kurti nuk i ka ftuar partitë opozitare “për të dhënë sqarime se çfarë ka arritur, cilat janë vështirësitë dhe pritjet lidhur me propozimin e BE-së për normalizim” dhe këtë nuk e ka bërë as në Kuvendin e Kosovës, ku ishte i ftuar me mocion.

Në këtë pikë, sipas tij, LDK-ja nuk mund ta mbështesë Qeverinë lidhur me propozimin e BE-së
Si mund të bëhet kjo, njëanshëm? Na tregoni… pra, opozita të reagojë njëanshëm dhe të mbështesë Qeverinë në çështjet, për të cilat nuk e dimë se çka kanë negociuar, çka ka premtuar dhe çka pret të realizohet në Ohër? Ne ende nuk jemi njoftuar. Ne e kemi detyruar kryeministrin që të vijë dhe të flasë [në Kuvendin e Kosovës] me mocion, që është masë urgjente. Por, nuk ka normalitet dhe përderisa nuk ka normalitet ky proces, ne nuk i besojmë dhe marrëveshja është në dëm të Kosovës. Kjo është… Pikë”, thekson Haziri.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.