Eksperti Dr. Ing. Alfred Hasanaj ka bërë përpunimin grafik të gjithë ngjarjes duke treguar se si ‘Audi’ që ishte me shpejtësi skëterrë ka thyer barrierat dhe ka dalë nga mbikalimi i TEG-ut dhje ka përfunduar në autostradë.
Aksigjenti tragjik në mbikalimin e Saukut u mori jetën tre të rinjve, ku në timon ishte 20-vjeçari Klevis Ruçaj bashkë me dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.
Mjet “Audi” ra mbrëmjen e djeshme nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, ku si pasojë u plagosen 3 persona të tjerë.
Audi” po vinte nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që mjeti që drejtohej nga i riu ishte me një shpejtësi marramendëse, dhe për pak një tjetër automjet ka mundur t’i shmangej përplasjes para se “Audi” të fluturonte nga mbikalimi.