Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk po e kupton qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pasi e përkujtoi ish-politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq, njëjtë veproi edhe me ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq.
Ai tha se nganjëherë “i shkon mendja mos është duke vuajtur Kurti nga sindroma e Stokholmit”, transmeton Paparaci.
Kësisoj, Kajtazi u shpreh se për të është e pakuptimë dhe e panevojshme përkujtimi i Gjinqiqit nga Kurti, pasi ky i fundit ishte edhe i burgosur politik.
“Prandaj, për mua është e pakuptimtë dhe e panevojshme, nuk ka kurrfarë diplomacie. Përndryshe nuk e kuptoj këtë qasje të kryeministrit Kurti. Çfarë po synon ky me bë, kë po do me rehabilitu ky, apo po do me i bind shqiptarët që serbët nuk kanë qenë kaq të këqij? Këto janë dilemat që unë s’po arrij të marrë përgjigje, përderisa ky vazhdon me këtë qasje të tillë”, u shpreh Kajtazi në Klan Kosova.
Më pas, reagoi analisti dhe përkrahësi i LVV-së, Sadri Ramabaja.
“Jo vetëm shkurt, kolegu im flet me gjuhën e propagandës së Prishtinës”, tha shkurtimisht Ramabaja, i cili më pas zhvilloi disa polemika dhe debat me Kajtazin.
Kajtazi, i tha se LVV-ja vepron me propagandë dhe jo ai. Ai u shpreh se Kurti i ka harruar dhe nuk po i kujton heronjtë e Kosovës, duke përfshirë Luan dhe Shkëlzen Haradinajn.
Ndër të tjera, Kajtazi ia përmendi Ramabajës mijë eurot e marra nga pushteti në emër të një portali të tij.
“Për propagandë, jeni ju zotëri Ramabaja. Propagandën e (Joseph) Goebbelsit e ka Vetëvendosja, jo unë. I vetmi politikan deri më tash që nuk ka pasur qasje shoviniste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës është Codemir Ivanoviq. Nuk ka pasur asnjë të tjetër, përfshirë edhe Gjingjiqin. Kurti më 2009 në një shkrim autorial përshkruan të tillë Gjinqjiq. Ai thotë se ai ka pasur synim ndarjen dhe bosnjëzimin e Kosovës, e konsideron tepër të rrezikshëm. Madje, ai thotë në këtë shkrim se ai nuk u vra se ishte demokrat, porse serbëve iu dukej pragmatik. E vranë për hesape të veta, jo se e donte Kosovën”, shtoi ai.
Gjithashtu, Kajtazi i tha Ramabajës se ka qenë shërbëtor i ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Njëjtë po bën edhe tash Ramabaja me kryeministrin Albin Kurti, vijoi Kajtazi.
“Çdo pushteti i ke shërby, dhe e ki gjet pushtetin e Kurtit që t’i jep 6 mijë euro dhe thotë dil atje në studio dhe më mbroj mua. Ti je i padijshëm dhe totalisht i paaftë. Goebbels i Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit. Je i padijshëm, s’di as propagandë me bo. Kurrgjë nuk din. Je shërbëtor i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Albin Kurtit”, theksoi ai.