Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këtë e ka thënë sot në një konferencë për media në Beograd.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar ka deklaruar se asociacioni nuk do të ndalet, por dilemë është vetëm koha se kur do të ndodhë.
“Ajo që do të donim të shihnim në Ohër është njohja që Asociacioni është një gjë shumë e mirë për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinë. Do të realizohet, pyetja është vetëm se kur do të ndodhë dhe sipas cilit model. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sipas Propozimit të BE-së është mundësi për të çuar rajonin përpara” ka thënë Escobar./Indeksonline/