Aktori i njohur Samuel L. Jackson ka reaguar ndaj Argjentinës para finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës.
Sipas një postimi viral në Instagram, ai u bëri thirrje njerëzve me ngjyrë të mos mbështesin Argjentinën.
Në postimin e tij, 77-vjeçari kishte publikuar një meme me personazhin e tij racist nga filmi Django Unchained me fanellën e Argjentinës dhe mesazhin se Argjentina ka qenë historikisht një ndër vendet më raciste në botë.

Postimi u shpërnda gjerësisht dhe u pa si pjesë e debatit për imazhin e Argjentinës në këtë Botëror.
Sipas autorit MF Jones, shumë tifozë u shprehën të kënaqur me humbjen e Argjentinës ndaj Spanjës në finale.
Në artikull përmendet edhe fakti se Argjentina ishte e vetmja skuadër në Botëror pa asnjë lojtar me ngjyrë në ekip, si dhe polemika të mëparshme me lojtarë si Enzo Fernandez.
KosovaPress


