Nis shënimi i 33 vjetorit të themelimit të LDK-së në Podujevë, Veliu nuk përshëndetet as nga Abdhxiku, as nga Hyseni

Sapo ka nisur tubimi për shënimin e 33 vjetorit të themelimit të LDK-së, në Podujevë, ku po marrin pjesë kryetari Lumri Abdixhiku, si dhe deputetë të kësaj partie.

I pranishëm në këtë tubim është edhe ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, i cili nuk u përmend fare as nga kryetari Lumir Abdixhiku, e as nga kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Raporto24 e ka pyetur Veliun se a ka pasur ftesë për pjesëmarrje në këtë takim, dhe për këtë gjë ai ka thënë se “Unë këtë shtëpi e kam bërë vet”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU