No menu items!

“Korrupsioni qeveritar dhe pandëshkueshmëria”, Kica -Xhelili reagon pas publikimit të raportit të DASH-it

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit amerikan për të Drejtat e Njeriut në të cilin, mes tjerash përmendet se Kosova ka probleme serioze me korrupsionin qeveritar dhe pandëshkueshmërinë.

Kica-Xhelili në një postim në rrjetin social “Facebook “, ka shkruar “raporte të besueshme për: korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri”.

“Po e lë këtu: “(…) raporte të besueshme për: korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri (…)” Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan, për Kosovë, për vitin 2022”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore përmenden si disa nga problemet më serioze në në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi praktikat e Drejtave të Njeriut gjatë vitit 2022, pjesa për Kosovën. Format e tjera të dhunës, si dhe krimet apo kërcënimet ndaj pakicave etnike dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, përmenden në raportin për vitin 2022 për Kosovën. Raporti thekson se megjithëse ligji parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar, qeveria nuk e ka zbatuar plotësisht ligjin. Aty përmendet se disa raste të korrupsionit janë apeluar vazhdimisht dhe se sistemi ligjor herë pas here ka lejuar parashkrimin e rasteve. Në po ashtu thuhet se organizatat joqeveritare në Kosovë, si dhe organizatat ndërkombëtare, kanë theksuar vazhdimisht dështimin e sistemit gjyqësor për të ndëshkuar rastet e korrupsionit, duke rezultuar në shumë pak raste të zyrtarëve të lartë të përfunduar me dënime”, thuhet në raportin e DASH.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.