Arben Vitia: Presidentja, Kuvendi dhe Qeveria po punojnë çdo orë e çdo ditë për shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po pretendon se Presidentja, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës po punojnë çdo orë e çdo ditë për shëndetësinë.

Në një shkrim në Facebook, pas vizitës që pati me presidenten Vjosa Osmani në Klinikën e Gjinekologjisë, Vitia ka thënë se “ka tepër shumë vështirësi”.

“Sot në Klinikën e Gjinekologjisë ishim për të parë nga afër të rejat në nisjen e fertilizimit të asistuar, e Kuvendi votoi në unanimitet Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.” – ka thënë ai.

Në fund, Vitia ka shkruar: “Së shpejti të tjera të reja në shërbimin publik shëndetësor”.

Postimi i plotë:

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU