No menu items!

Abdixhiku: Ndjej keqardhje për pozicionin kundërshtues të Albin Kurtit, çfarë fati trishtues politik!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ndaj fjalimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me takimin në Ohër dhe të gjitha zhvillimet sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Abdixhiku thotë se ndjen keqardhje për pozicionin kundërshtues të Albin Kurtit, për të mashtruarit e për humbje kohën të Kosovës.

“Çfarë shikimi do të kishte Albin Kurti në pasqyre. Unë brengë nuk e kam nëse në këtë pasqyre i del vetja luan apo kameleon. Unë brengë e kam qëndrimin politik të Republikës së Kosovës dhe mungesën e plotë të kredibilitetit. Kjo mungesë e kredibilitetit shpreh mungesë të qartësisë, e kjo mungesë qartësie shoqërohet me mungesë paqartësie të kryeministrit me rezultatet që ai prodhon” deklaroi Abdixihiku.

Ai thotë se vetë-menaxhimi është koncept shumë më i gjerë sesa asociacioni.

Sipas Abdixhikut, Serbisë i është hapur rruga për marrëveshje pa njohje dhe se do të jetë barrë për gjeneratat që do vijnë./Rapprto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.