No menu items!

Vuçiq: Inteligjenca e Kosovës po provon të depërtojë në veri, po blen njerëz në Leposaviq e Zubin Potok

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka bërë disa komente në lidhje me shërbimet inteligjente të Kosovës.

Ai tha se këto shërbime veçse ekzistonin dhe se nuk ishin naive.

“Ata (shërbimet inteligjente) po provojnë të depërtojnë edhe në veri. Po bëjnë përparim të caktuar duke blerë njerëz, më së shumti në Leposaviq e Zubin Potok,” – pretendoi presidenti serb, përcjell Kosovo-Online.

Vuçiq kërkoi që shërbimet serbe të inteligjencës të bënin punë të rëndësishme të kundërzbulimi.

“Nuk dua të them se kemi shërbimet (e inteligjencës) më të forta në rajon, por guxoj të them se nuk janë më të dobëtat,” – theksoi ai.

Kujtojmë se presidenti serb nuk e ka ndalur gjuhën e tij nxitëse as pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, për çka është denoncuar vazhdimisht nga liderët institucionalë në Kosovë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.