No menu items!

Përleshje fizike në mes të disa personave në një lokal në Nabërgjan të Pejës, tre të lënduar

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në një lokal në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se nga kjo përleshje të lënduar kanë mbetur tre persona.

Gashi ka njoftuar se të lënduarit janë trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe tre persona të tjerë janë intervistuar në stacionin policor.

“Sot rreth orës 18:35 Policia është njoftuar për rrahje në një lokal në fshatin Nabërgjan të Pejës. Gjatë përleshjes tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Pejës ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor në Pejë.” – ka bërë të ditur Gashi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.