No menu items!

FOTO/ Baba i 3 fëmijëve, ky është roja i sigurisë që humbi jetën nga sulmi ndaj Top Channel

Pal Kola është 60-vjeçari që mbeti viktimë e plumbave që u qëlluan ndaj godinës së Top Channel rreth orës 01:00 pas mesnatës sot.

I ndjeri punonte si roje sigurie në Top Channel. Kola ka qenë në kabinën e tij duke u ngohur në momentin kur ka ndodhur sulmi me breshëri kallashnikovi.

Nga 27 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje, njëri ka kapur rojën, i cili gjatë transportimit në spitalin e Traumës, ka humbur jetën.

Fotoja e viktimës është publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Pal Kola la pas tre fëmijë. Për 24 ditë ai do të mbushte 61 vjeç. Kola ishte baba i dy vajzave dhe një djali, ky i fundit punon në Itali.

Ndërkohë, njëra nga vajzat është e divorcuar dhe ka një djalë dhe tashmë jeton te familja e vet.

Kola njihej si njeri i qetë dhe nuk kishte konflikte, teksa ishte me origjinë nga Puka dhe prej 25 vjetësh jetonte në Sharrë.

60-vjeçari banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Për të shkuar në punë ai duhej të bënte çdo ditë kilometra në këmbë, pasi shtëpinë e kishte larg nga rruga kryesore. Madje edhe ditët e festave i shpenzonte në punë.

Sipas zyrtarëve policorë, tashmë janë krijuar disa pika kontrolli për kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Disa orë më vonë është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të aktit.

Brenda saj janë gjetur dy armë automatike.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka thënë në Facebook se “Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët”.

Sulmi ndaj ndërtesës së Top Channel-it, është dënuar edhe nga presidenti i shtetit, Bajram Begaj, kryeministri, Edi Rama, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, krerët e partive opozitare, Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Meta.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.