Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore ka shënuar rritje për 8.86 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2021, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka rënie për 2.75 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bimore ka rritje për 16.99 për qind.
Javët e fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë për konsum.
Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe ASK, duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.