No menu items!

Konjufca: Mbështetja e SHBA-së është qenësore për Kosovën

Në vazhdën e takimeve në SHBA, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot një takim të veçantë me Kryetarin e Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve (HDP), Vern Buchanan.

Në një komunikatë për media thuhet se në një bashkëbisedim të hapur e miqësor, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon, integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizata e mekanizma ndërkombëtarë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryetari i HDP-së, Buchanan, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, vazhdimësinë e miqësisë së përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë.

“Ata po ashtu ndanë pikëpamje të njëjta se, sikur deri më tani, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit të kryetarit, Ilir Kërçeli. ​/Rapoeto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.