Një argjendari në qytetin e Pejës ka rënë pre e plaçkitjes.
Indeksonline raporton se argjendaria “Euro-Gold” është përballur sot me një grabitës i cili ka tentuar të vjedhë gjësende nga argjendaria.
Megjithatë, i njëjti ka dështuar të kryejë plaçkitjen.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se në momentin që grabitësi ka tentuar të kryejë vjedhjen, është goditur me një mjet nga pronari i argjendarisë.
“Rreth orës 18:20 jemi njoftuar se në qendër të qytetit një person ka tentuar të grabitë një argjendari. I dyshuari është goditur me një mjet nga pronari apo viktima në këtë rast. I dyshuari është në emergjencë të spitalit dhe është duke u trajtuar” ka thënë Gashi për Indeksonline.