Ministri i Infrastrukturës njëherit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i ka dhënë mbështetje sot bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit, ndaj të cilit sot ka nisur gjykimi në Hagë.
Aliu ka shkruar “Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral!”.
Ai është shprehur i bindur se drejtësia do të triumfojë.
Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!”, shkroi ai në Facebook./Insajderi