Avokati i njohur, Arianit Koci ka shkruar një status rreth procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, gjegjësisht është ndalur tek rasti i përmendur i rektorit të dhunshëm Radivoje Papoviq, shkruan Raporto24.
Koci ndër tjera ka thënë se Papoviq, “Ka qenë vegël, dorë e zgjatur dhe armë e Millosheviq në Kosovë.
Eksponent i egër i shovinizmit serb.Kriminel në kuptimin e plotë të fjalës”.
Statusi i plotë i Kocit:
Çfarë autogoli monumental e ka bërë Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke e cilësuar rektorin e masave të dhunshme Radivoje Papoviq, që dëboi dhunshëm studentët dhe profesorët shqiptarë nga UP-ja, duke e përfshirë babanë tim dhe mua personalisht.
Përndryshe, e kam njohur si figurë Papoviçin. Biolog me profesion, më së paku ka qenë intelektual dhe njeri.
Ka qenë vegël, dorë e zgjatur dhe armë e Millosheviq në Kosovë.
Eksponent i egër i shovinizmit serb.
Kriminel në kuptimin e plotë të fjalës.
Kjo edhe është njëra prej arsyeve që kam qenë kundër Gjykatës Speciale.
Kontekstin shoqëror te ne, nuk e njohin sa duhet ndërkombëtarët.
Mbi të gjitha, ende është dubioze se kush e ka sulmuar rektorin e dhunshëm. Informatat preliminare kanë qenë se vet pushteti i asaj kohe e ka organizuar sulmin. Sikur në rastin famëkeq “Panda”, në Pejë.
Shto kësaj faktin që sulmi është kryer në me 24 janar të vitit 1997.
Gjykata Speciale ka juridiksion kohor prej vitit 1998 deri në vitin 2000.


