No menu items!

Buzhala nuk mban dot lotët: Gjyshërit e mi i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe, deshën të qëndronin në shtëpinë e tyre

Gazetari Berat Buzhala ka rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan historinë drithëruese të vdekjes së gjyshërve të tij. Teksa thotë se gjyshërit e tij i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe, Buzhala nuk mban dot lotët.

Buzhala rrëfen mes dhimbjes se gjyshërit e tij nuk kanë pranuar të lënë shtëpinë e tyre dhe të ikin.

Berat Buzhala: Të mërkurën e kaluar janë bërë 24 vjet që gjyshin dhe gjyshen time, 85 dhe 84-vjeçar i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe, e kanë djegur shtëpinë. Ne të tjerët kemi ikur për pak.

Blendi Fevziu: Ata nuk kanë dashur të ikin, apo nuk iknin dot?

Berat Buzhala: Ata deshën që të qëndronin në shtëpinë e tyre. Kur jemi kthyer në shtëpi kemi gjetur vetëm eshtrat, copa të eshtrave kemi gjetur aty dhe dihet organizimi i Policisë dhe ushtrisë serbe. Ne gjithë këtë çmim po e paguajmë sepse e kemi fituar lirinë, e kemi kuptuar sepse kemi qenë nën robëri, mirëpo liria duhej të ishte e drejtë universale. Sa herë duhet t’i themi “faleminderit” bashkësisë ndërkombëtare që na e ka hequr shpatën nga koka. 1 milionë shqiptarë kanë ikur nga Kosova, nuk kanë dalë nga shtëpia me dëshirë. Unë kam ikur, ne familja jonë kemi ikur në Shqipëria, në Maqedonia, nëpër botë./tvklan.al

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.