Bizismeni Burim Piraj, me anë të një statusi në facebook, ka thënë se polakët e punësuar në Evropë po e lëshojnë punën dhe po kthehen në vendin e vetë për të punuar, shkruan Raporto24.
Ai tutje ka pyetur se a do të vjen kjo ditë dhe për Kosovën.
Statusi i plotë:
Polonia!
Një model i mirë i zhvillimit ekonomik!
Dikur populli i cili e vërshoj Evropën për të punuar për një jetë më të mirë, sot të gjithë polakët e punësuar në Evropë po e lëshojnë punën dhe po kthehen në vendin e vetë për të punuar, pasi që po e gjejnë këtë hap si më të favorshëm dhe më të mirë për një të ardhme më të sigurt!
Po jo vetëm kaq, nga shumë vende të tjera po shkojnë fuqi punëtore të punojnë në Poloni!
A do të vjen kjo ditë dhe për Kosovën?