Mbyllen shumë lokale në kryeqytet: Vendosen shpalljet se lëshohen me qera
Raporto24 gjatë ditës së sotme ka xhiruar në dy rrugë në Prishtinë, në atë “Fehmi Agani” dhe në rrugën “UÇK”, e ajo që bie në sy është pikërisht mbyllja e shumë lokaleve, dhe vendosja e shpalljeve në dyert e tyre që lëshohen me qera, shkruan Raporto24.
Numër i shumtë i lokaleve në kryeqytet dita-ditës po mbyllen, si pasojë e krizës ekonomike, dhe pamundësisë për t’i bërë ballë edhe çmimeve të larta të qerasë.
Raporto24, gjatë ditës ka publikuar edhe një shkrim, në të cilin është trajtuar mungesa e punëtorëve, ku shumë biznese po ankohen për mungesën e punëtorve.
Në një pjesë të madhe të lokaleve në Prishtinë sot shohim shpalljet e vendosura se jipen me qera, e në disa prej të cilave janë funksionale shihen shpalljet ku kërkohen punëtor.
Raporto24 ju sjellë pamjet në vijim: