No menu items!

Tanjug: Vuçiq urdhër Ushtrisë që të jetë gati dhe të niset drejt kufirit me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili sonte pritet të mbajë një miting në Serbi, ka dhënë urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve në në Veri.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka lëshuar sot një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë” raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën”, shkruan agjencia serbe. Për këtë më vonë ka folur edhe Ministri serb i Mbrojtjes. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14 :00 i lëshoi ​​një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq. “Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën”, shtoi Vuçeviq.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.