No menu items!

Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi thonë se po maltretohen pas zhvillimeve të fundit në veri

Disa qytetarë kanë raportuar sot në redaksinë e Telegrafit se po maltretohen gjatë kalimit nëpër Serbi.

Ata thonë se për shkak të maltretimeve janë detyruar të kthehen pas dhe të kalojnë në shtete tjera.

Siç thanë ata, këto pengesa i kanë hasur mbrëmë dhe sot në Serbi pas zhvillimeve të fundit në veri.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme nëse kanë pranuar ndonjë ankesë dhe se janë në dijeni për rastet, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, të premten Policia e Kosovës asistoi tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që të hynin në ndërtesat komunale. Këto ndërtesa, paraprakisht ishin përdorur nga institucionet paralele serbe.

Ky veprim u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë, të cilët u përleshën me policinë. Autoritetet e sigurisë përdorën shok-bomba dhe gaz lotsjellës, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre.

Gjatë ndërhyrjes pesë policë u lënduan si dhe u dëmtuan katër vetura zyrtare.

Ndërkombëtarët dënuan veprimet e institucioneve kosovare, ndërsa bën thirrje që të mos ketë përshkallëzim të situatës. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.