No menu items!

Kurti-Krasniqit: Çlironi ata dy kryetarë të shkojnë në zyre, kur të ec rroga duhet me punu

Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar kryetarit të PDK’së, Memli Krasniqit, duke i thënë që t’i “çlirojë” kryetarët e dy komunave veriore, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që të dalin e të punojnë nga objektet e komunave përkatëse, raporton Express.

Kurti ka thënë se Policia i garanton për siguri dhe se Qeveria i mbështet.

Çlironi ata dy kryetarë, që i kanë fitu zgjedhjet. Le të shkojnë në zyrë te tyre, se turp. Kanë deshtë me fitu, kanë fitu. Kur të ec rroga duhet me punu, kur të garojshë edhe zgjedhedh edhe do me fitu, duhet me punu. Prandaj çlironi ata kryetarë, mos i mbani peng se ata dojnë me shku edhe në Zveçan edhe në Zubin Potok. Policia i garanton, Qeveria i mbështet. Ju mos I mbani peng”, ka thënë Kurti në Kuvend, ku po mbahet debat parlamentar për situatën në veri.

Ndryshe, Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, që vijnë nga radhët e PDK’së, po punojnë nga zyrat për komunite./Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.