No menu items!

Inteligjenca britanike: Për çdo 48 centimetra të fituara në Bakhmut, një ushtar rus është vrarë ose plagosur

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se në Bakhmut, Rusia ka fituar vetëm 48 centimetra për secilin prej ushtarëve të saj të vrarë ose të plagosur.

Rusia pretendonte se pushtoi qytetin në fund të muajit të kaluar, me ndihmën e grupit mercenar Wagner, transmeton Telegrafi.

Por Wagner po tërhiqet dhe po ia lë ‘pushtimin’ trupave të rregullta ruse – udhëheqësi i grupit tha disa ditë më parë se 99 për qind e njësive të Wagner janë larguar

Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA thotë: “Një bloger ushtarak rus pohoi se forcat ruse dhe ukrainase po kryejnë angazhime pozicionale në krahun verior dhe jugor të Bakhmutit”.

Blogeri ushtarak pohoi se forcat ukrainase po forcojnë linjat mbrojtëse në këtë zonë, sepse forcat ruse synojnë të rifillojnë përpjekjet e tyre sulmuese më 5 qershor – data e planifikuar e përfundimit të tërheqjes së Wagner nga Bakhmut”, u tha ndër tjera nga ISW. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.