Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për pak minuta pritet t’i adresohet Parlamentit Evropian lidhur me Kosovën.
Paraprakisht, ajo është pritur me ceremoni nga presidentja e PE-së, Roberta Metsola.
Duke intonuar himnin e Republikës së Kosovës dhe me simbole kosovare, Metsola dhe Osmani u takuan në hollin e PE-së në Strasburg të Francës