Raporto24 në vazhdimësi ka raportuar sonte për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë.
Ndonëse ende nuk dihen motivet që quan deri tek vrasja, shumë detaje kanë dalë në pah.
Plumbat që u shkrepen, qëndruan për disa orë në dispozicion të organeve të hetuesisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë rezultuar në gjetjen e një veture të përfshirë nga flakët që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rastin e vrasjes, transmeton Raporto24.
Sipas zedheneses Flora Ahmeti, vetura është gjetur më larg vendit ku kishte ndodhur vrasja.
“Veprimet operativo – gjurmuese të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Video⬇️