No menu items!

“Lajm i keq”, Buzhala: LVV-ja i fiton 49% nëse zgjedhjet mbahen sot, kështu më tha një opozitar

Lëvizja Vetëvendosje do t’i merrte 49 për qind të votave, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. PDK-ja dhe LDK-ja rreth 16% apo dy herë më shumë sesa AAK-ja e Ramush Haradinajt, transmeton Paparaci.

Këto janë të dhënat që gazetari Berat Buzhala i ka nxjerr të dielën, sipas një sondazhi të publikuar së fundmi.

Në një video të publikuar në Facebook, Buzhala tregoi se një nga opozitarët i ka thënë atij se “LVV-ja sillet rreth 49 përqindëshit”.

“Sondazhi po thuhet se e ka qit LVV-në 49 për qind, është bërë ditëve të fundit. Qeshtu më tha i trishtueshëm dikush prej opozitës, tha ‘hej 49 për qind ish LVV-ja, LDK dhe PDK-ja diku 16% dhe AAK-ja te 8%”, thotë Buzhala në Facebook.

Buzhala bëri të ditur se i ka thënë opozitarit që nuk ia ka përmendur emrin, se këto rezultate janë skandaloze për Qeverinë Kurti dhe “jo për ju”.

“Unë i thashë ky është skandal për qeverinë jo për juve, qysh edhe pas kaq budallakinave populiste, ku për çdo ditë e bën një budallaki me policinë speciale, i turret veriut, amerikanëve dhe KFOR-it dhe megjithatë s’e ka as 50 për qind të mbështetjes a?”, shtoi ai.

Kjo përqindje, sipas Buzhalës, është dëshpëruese për kryeministrin Albin Kurti dhe lajm i keq për partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

Buzhala pati kritika ndaj pushtetit për lëvizjet e fundit sa i përket situatës në komunat veriore.

Drejtori i Nacionales pati ankesa edhe ndaj qeveritarëve për qasjen dhe sjelljen ndaj gazetarëve dhe mediave, sidomos pasi ia hoqën licencën e biznesit televizionit “Klan Kosova”.

“Për mua pak befasuese, në shoqëri ku ka elektrizim të situatës, popullariteti i kryeministrit apo presidentit shkon te 70-80 për qind. Prandaj i thashë gjakftohtë  se këto të dhëna janë dëshpëruese për Kurtin”, tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.