No menu items!

Vehbi Kajtazi: Amerika vendos sanksionet e fundit ndaj Kosovës

Vehbi Kajtazi: Amerika vendos sanksionet e fundit ndaj Kosovës

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi i ka thënë Gazetës Blic se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj Kosovës.

Sipas  tij, këto sanksione vijnë në kohën kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk po ‘dëgjon’ këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për de-eskalimin e gjendjes në Veriun e Kosovës

Ky individ (Albin Kurti) nuk është individ, por është kryeministër i Kosovës, nëse sanksionohet Qeveria, sanksionohet shteti, sanksionohet populli, nuk mund të ndahet Kurti si individë për shkak së është kryeministër dhe pasojat tashmë kanë nisur t`i ndiejnë ky vend”, ka theksuatr ai

Sipas Kajtazit, USAID ka pezulluar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës.

“Po e ndajë një informacion me ju, USAID ka pezulluar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, por jo me komunat, ata po e bëjnë një ndarje, por nuk mund të prehet kjo ndarje me thikë, sepse Kurti është kryeministër dhe nëse nuk reflekton që problemin e veriut ta zgjedhë me SHBA, me partnerët perëndimor, atëherë kam frikë që veriu do të merret nën kontroll të plotë ndërkombëtar, pa pasur mundësi që ne të kemi qasje si shtet në atë pjesë të territorit .. veç kujtojeni 12 qershorin, kur presidentja pati një pritje dhe si u injoruan nga të gjithë ambasadorët e QUINTI-t, ata nuk janë macë me të grithë, por ata marrin këso veprime që mund të përshkallëzohen në veprime më të rënda për ne dhe kjo natyrisht sillet me gjendjen tonë. Gjendja nuk është e mirë kjo në të cilën jemi, jemi para një konflikti të Kosovës me ndërkombëtarët me pasoja tepër të rënda për shtetin tonë“, tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.