No menu items!

Shmangni sa më shumë këtë buton në rrobalarëse: Një mjeshtër tregon pse është e rëndësishme

Kur jemi me nxitim, një larje e shpejtë duket si një opsion i shkëlqyeshëm

Megjithatë, tani është zbuluar se nëse vendosim disa gjëra më të mëdha në rrobalarëse, mund të ndodhin dëmtime të mëdha.

Një mjeshtër shpjegoi në detaje në TikTok pse nuk duhet të përdorim një program për larjen e shpejtë të rrobave, por edhe sesi përdorimi i shpeshtë i programit të sipërpërmendur ndikon më tej në funksionalitetin e rrobalarëses.

Nëse lani rroba të bëra nga materiale më të lehta, atëherë mund të përdorni edhe programin e larjes së shpejtë, por jo shpesh, transmeton Telegrafi.

Kur bëhet fjalë për gardërobën e bërë nga materiale më të rënda, atëherë paraqet një ngarkesë të madhe për makinën, ndaj nuk rekomandohet fare një program larjeje të shpejtë.

“Kur makina funksionon shumë shpejt, peshqirët grumbullohen së bashku dhe kjo çon në një ngarkesë të madhe në kazan. Më pas makina fillon të “godit” dhe të lëvizë,” shpjegoi ai.

Siç thotë ai, ai program përdoret vetëm për pëlhura të lehta, të cilat nuk thithin shumë ujë. Sidoqoftë, nëse keni nevojë të lani peshqirë, sende pambuku (të cilat, si rregull, paraqesin shumë ngarkesë për pajisjen), atëherë një program tjetër është një opsion shumë më i mirë.

“Nëse nuk keni shumë kohë, është më mirë të zgjidhni një program larjeje për artikujt e pambukut, i cili zakonisht zgjat rreth dy orë e gjysmë. Më pas, shtypni cilësimin e shpejtësisë për të reduktuar kohën në rreth një orë e gjysmë. Kjo do t’i japë rrobalarëses kohë të mjaftueshme për të larë gjithçka siç duhet, pa pësuar një ngarkesë shtesë”, shpjegoi mjeshtri.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.