No menu items!

Ballkani nuk arrin t’i bëjë aspak ballë Ludogoretsit – humb me katër gola dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Ludogortes është treguar shumë i fortë për Ballkanin në ndeshjen kthyese të të fazës së parë të eliminimit në Ligën e Kampionëve, që u mbyll me rezultat 4-0 në të mirë të bullgarëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-0 në të mirë të Ballkanit dhe me rezultat të përgjithshëm prej 4-2, Ludugorets kaloi tutje.

Bullgarët shënuan që në rastin e parë, kur Bernard Tekpetey në minutën e katërt ishte e saktë me kokë për 1-0.

Ludogorets kishte raste të tjera, pasi ishte më i rrezikshëm, ku në minutën e 15-të, Matia Tissera gjuajti, por Enea Koliqi ishte në vend.

Ballkani nuk e kishte aspak fytyrën e ndeshje së parë, ku kishte vetëm një rast me Albion Rrahmani, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi.

Goli i dytë erdhi në minutën e parë të kohës shtesë, ku sërish nga e majta harkuan bullgarët, ndërsa në zonë më së miri u gjend sërish Tekpetey që shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ka nisur me gol për Ludogorets, ku Matias Tissera shënoi pas një gabimi qesharak nga Bajram Jashanica në zonë për 3-0.

Ballkani pas golit të tretë luante me më shumë guxim, duke krijuar një rast të mirë me Almir Kryeziu, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Kur pritej që Ballkani të shënonte një gol që do të mund ta dërgonte në kohën shtesë, kampionët tanë morën edhe golin e katërt.

Zhvilloje minuta e 78-të, kur sërish gabim mbrojtjen e Ballkanit, ku Caio Vidal mori një asistim nga Spas Delev për të shënuar për 4-0.

Ballkani u mundua të lerë shenjë në këtë ndeshje, ku Lorenc Trashi kishte rastin më të mirë, por gjuajtja e tij preku vetëm rrjetën e jashtme.

Ballkani pas humbjes së sotme do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.