Kim Kardashian ka treguar në Instagram se ka pësuar një dëmtim në shpatull, prandaj dhe nuk ka qenë aktive prej disa ditësh. Ajo ka treguar se tani gjithçka ka kaluar dhe po ecën mirë.
“Unë theva shpatullën time dhe për këtë arsye nuk kam mundur të frekuentoj palestrën për disa javë, por tani jam kthyer”, tha Kim teksa ndodhej së bashku me trajneren e saj Melissa Alcantara, e cila po e ndihmonte me një stërvitje rikuperimi. “Asgjë nuk do të më pengojë”, shtoi miliarderja.