Osman Azemi reagon për herë të parë pas aksidentit të rëndë me veturë: Më nxori pak jashtë skenës, por s’kam ndërruar zhanër

Aktori i njohur i humorit, Osman Azemi, ka ndarë një postim emocionues dhe plot humor në Instagram, duke reaguar për herë të parë pas aksidentit që e përfshiu disa kohë më parë.

Azemi ka publikuar disa fotografi nga procesi i rehabilitimit në spital, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të vështirë. Në postimin e tij, ai shkruan: “Pas aksidentit që më nxori pak jashtë skenës (jo nga roli, po nga rruga 🙂 ), dua t’ju falënderoj për kujdesin, dashamirësinë dhe të gjitha mesazhet që më kanë ngrohur zemrën”.

Aktori shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për institucionin shëndetësor Avicena, i cili ofroi kujdes të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së rehabilitimit në kushte shtëpie. Ai theksoi se profesionalizmi dhe përkushtimi i mjekëve e kanë ndihmuar atë të rikuperohet më shpejt dhe me besim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU