No menu items!

Një vajzë e mitur i kërkoi takim, Stresi befason me përgjigjen ndërsa publikon mesazhet: Bëhu burrë dhe ndale epshin

Stresi së fundmi në rrjete sociale ka publikuar disa mesazhe me një vajzë të mitur.

Në bazë të këtyre mesazheve, vajza është 17 vjeçe dhe ka dashur që të takohet me të.

Reperi në shkrim tutje i thotë se mund të takohet me të vetëm në koncert e të bëjnë një fotografi, duke ia dhënë një këshillë që të mos takohet me asnjë person pasi ka meshkuj të këqij plot.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ngaqë jeton elb dhe doja që të takoja”, i ka shkruar fillimisht vajza, së cilës Stresi i drejtohet: “Sa vjeçe je ti më lal”.

“17”, ka qenë përgjigja ndërsa Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) shtoi: “Vetëm kur të jem në koncert mund të më takosh të bësh një fotografi është normale, por po të jap një këshillë kurrë mos tako askënd qoftë VIP qoftë kushdo meshkuj të këqij ka plot që nuk dinë me ndalë asgjë nga vetja dhe janë të paparashikueshëm, kështu që mëso nga kjo çfarë po të them”.

“Jo se dua të bëj të mirin por kam 1000 virtyte që duhet me i pas një fisnik. Zoti i vraftë në qofshin repera a VIP apo çkado qofshin. Çdo femre i falet adoleshenca sepse ka meshkuj kurva që i mashtrojnë dhe kështu ndodh në realitetin tonë të shpifur, bëhu burrë dhe ndale epshin”, përfundon postimi i 37 vjeçarit.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.