No menu items!

“Edhe sonte ia kemi dalë mam, të dua shumë” – momenti emocionues në koncertin e Capital T

Capital T mbajti mbrëmë (e premte) një koncert madhështor në parkingun e “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë.

Ai këndoi hitet e tij të njohura, të cilat i ka realizuar ndër vite, e që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Artisti i famshëm ndaloi në një moment derisa interpretonte këngën dedikuar nënës së tij, “Fjalët e Nënës

Foto: Screenshot/Instagram

31 vjeçari iu drejtua të ëmës, e cila po e shikonte nga një kënd i skenës me fjalët: “Edhe sonte ia kemi dalë mam, të dua shumë”.

Këngën, të cilën ia kushtoi nënës, Kapo e lansoi më 13 nëntor të vitit 2020 – si shenjë falënderimi për gjithë sakrificat që ka bërë për të.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, Trim Ademi (emri i vërtetë) dhuroi spekaktël përpara një turme të madhe me mënyrën e organizimit dhe paraqitjen skenike.

I ftuar special për të performuar në koncert ishte edhe ylli ndërkombëtar, Akon. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.