Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.
Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Besnik Mujeci, asambleist i Vetëvendosjes në Prishtinë është njëri nga të arrestuarit në këtë aksion.
Bashkë me të është arrestuar edhe një kosovar tjetër, Mithat Ramadani.