No menu items!

Bashkëjetuan për 10 vite, Luiz Ejlli reagon për herë të parë për dasmën e Megi Topallit

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë në lidhje me martesën e ish-partneres së tij, Megi Topalli me të cilën ka bashkëjetuar 10 vite.

Në një videolive, Luizi është pyetur se çfarë mendon për dasmë e ish-partneres pasi kjo e fundit u kurorëzua disa javë pasi ai dhe Kiara Tito celebruan lidhjen në finalen e Big Brother Vip 2.

Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?

Luizi iu përgjigj: Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë.

Kujtojmë se në përfundim të Big Brother VIP Albania 2, Luizi dhe Kiara i thën ‘Po’ me njëri-tjetrit para kamerave dhe dasma u përfol gjatë në media, ndërsa fill pas dasmës së këngëtarit edhe ish-partnerja e tij, Megi e cila kishte vite me bashkëshortin vendosi të vishte edhe ajo fustanin e bardhë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.