Profili i Instagramit, i krijuar në qershor 2022, i ndjekur nga mbi 90 mijë persona, është kryefjala e mediave britanike këto ditë.
Gjegjësisht, përflitet se profili “meghan” është në pronësi të Meghan Markle dhe se së shpejti ajo do të jetë aktive në Instagram. Profili nuk ndjek askënd, emri i saj është thjesht “meghan”, dhe fotoja e saj e profilit ka një foto me lule.
Thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta se Meghan Markle po rikthehet në Instagram dhe se ajo mund të bëhet ylli i ri i këtij rrjeti social.

Mediat britanike shkruajnë se Meghan Markle mund të fitojë një milion dollarë nga një postim në Instagram dhe se po përgatitet për një karrierë të shkëlqyer si influencuese.