No menu items!

Sara nuk di të ndalur, e ngacmon përsëri Dafinën

Drama mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit nuk ka marrë fund, pasi partnerja e Ledri Vulës, ka përmendur sërish rreshtin e këngës nga e cila nisi edhe sherri virtual.

“ama prap më le vetëm”, komenton Sara në foton e saj, si vazhdim i fjalisë që i shkruajti një ndjekës; ti kom lon krejt.

Kujtojmë se Dafina dhe Ledri u bënë viral këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”. Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

Aludimet ishin të ndryshme, madje u përmend se dyshja po i dërgonte mesazhe tjetrit me anë të muzikës. E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment.

“T’i kom dhon krejt”– ishte komenti i Ledrit te Dafina të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë, por ai e fshiu.

/GazetaSinjali/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.