No menu items!

Kërkesa të mëdha për të parë filmin, Luizi tregon si t’i siguroni biletat

Që në përfundim të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë angazhuar në xhirimin e filmit të tyre të parë, “Në kuadër të dashurisë”.

Pak ditë më parë, dyshja njoftoi mbi datën e publikimit të filmit, që në vete ngërthen edhe shumë figura të tjera të njohura të showbizit shqiptar.

Filmi do të shfaqet në kinema me 9, 10 dhe 11 tetor, teksa ka nisur numërimi mbrapa.

Megjithatë, Luizi njofton se ka pasur mesazhe të shumta nga fansat që kanë kërkuar të blejnë bileta.

Ai thotë se as vet nuk mund t’i sigurojë ato, pa hyrë në faqe online për t’i rezervuar.

Biletat për shfaqjen e filmit në Pallatin e Kongreseve i ka vënë në shitje “Vivere Ticketing” dhe si duket numri i biletave të mbetura është shumë i vogël.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.