No menu items!

Shkencëtarët zbulojnë si vaksina e AstraZeneca-s mund të shkaktojë mpiksje gjaku

Shkencëtarët besojnë se e kanë gjetur “nxitësin” që çon në mpiksje jashtëzakonisht të rrallë të gjakut pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s.

BBC / Përktheu: Nasuf Abdyli

Ekipi i shkencëtarëve nga Cardiffi dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar në hollësi se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një përbërës kyç i kësaj vaksine, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ata mendojnë se kjo e nis një zinxhir reagimesh, përfshirë sistemin imunitar, që mund të kulmojnë në mpiksje të rrezikshme.

Vaksina e AstraZeneca-s mendohet se ua ka shpëtuar jetën 1 milion njerëzve nga Covid-i. Megjithatë, shqetësimet rreth mpiksjes së rrallë të gjakut ndikuan në mënyrën se si u përdor vaksina në vende të ndryshme të botës.

Këto shqetësime gjithashtu nxitën një punë kërkimore për të marrë vesh se çfarë ishte duke ndodhur dhe nëse një gjë e tillë mund të parandalohej. Ekipi i shkencëtarëve në Cardiff mori fonde emergjente qeveritare për t’i gjetur përgjigjet.

Vetë shkencëtarët e kompanisë AstraZeneca theksuan se mpiksja ka gjasë më shumë të ndodhë për shkak të infektimit me koronavirus sesa vaksinës dhe se shpjegimi i plotë për atë se pse ndodh mpiksja nuk është hartuar ende.

Si mund të shkaktojë vaksina e AstraZeneca-s mpiksje të rrallë të gjakut?

1. Vaksina përbëhet nga materiali gjenetik i Covid-it, i kombinuar me një version më të dobët të virusit që e shkakton ftohjen e zakonshme.

2. Vaksina injektohet në muskul, por nganjëherë depërton në rrjedhën e qarkullimit të gjakut.

3. Aty, ajo mund të tërheqë një proteinë në gjak – faktorin trombocit 4.

4. Në raste të rralla, sistemi imunitar e ngatërron faktorin trombocit 4 me virusin dhe lëshon antitrupa për ta sulmuar atë.

5. Antitrupat bëhen bashkë me faktorin trombocit 4, duke nxitur mpiksje gjaku.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.